[English Below]
Rritni shitjet tuaja online duke implementuar e‑Commerce të bashkëfinancuar ose me integrim të payment-gateway për pranim të pagesave me kartë.
Projekti FEGO (i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – Sida, dhe i zbatuar nga Swisscontact) në bashkëpunim me Appbites SH.P.K., pjesë e Sigma Technology Group, ka lansuar thirrjen për t’i ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme të sektorëve të veshjeve dhe mobiljeve në Kosovë të krijojnë ose përmirësojnë praninë e tyre online përmes e‑commerce.
Përmes këtij partneriteti, deri në 20 NVM të veshjeve dhe mobiljeve do të përfitojnë bashkëfinancim 50 % për:
(a) lansimin e një faqeje të plotë e‑commerce ose
(b) integrimin e sistemit të pagesave me kartë në uebsajtet ekzistuese për përpunim të lehtë të transaksioneve me kartë.
Duke kombinuar sigurinë, eksperiencen e përdoruesit dhe trajnimin e përdorimit, ndërhyrja pritet të rrisë dukshmërinë online, të shtojë shitjet së paku me 20 %, dhe të krijojë vende të reja pune përgjatë zinxhirit të shitjes—duke u mundësuar dizajnerëve dhe prodhuesve kosovarë të arrijnë tregjet rajonale e globale pa lënë punëtorinë.
Çdo NVM e përzgjedhur merr një paketë të gatshme digjitale të dorëzuar nga ekipi i e-commerce i Appbites. Procesi nis me një thirrje strategjike për të kuptuar gamën e produkteve, tregjet synuese dhe kapacitetet tuaja të brendshme. Në bazë të të dhënave, zbatohet një nga dy shërbimet:
Të dyja shërbimet përfshijnë testim, dorëzim me trajnim për stafin dhe 30 ditë mbështetje pas lançimit, në mënyrë që ekipi juaj të menaxhojë me vetëbesim produktet, porositë dhe përmbajtjen. Një përshkrim më i detajuar në vijim:
| Opsionet e shërbimit | Çfarë Përfshihet |
|---|---|
| Option 1 - Full e-commerce website (WordPress / WooCommerce) | • Implementim & konfigurim i dyqanit online e commerce |
| • UI/UX i përshtatur me nevojat e biznesit, me grafikë bazike të përshtatur dhe pozicionim | |
| • Navigim i lehtë dhe responsiv | |
| • Integrim i portës së pagesave | |
| • SEO bazë & domain/hosting 1 vjeçar (vlen për domains të përzgjedhur) | |
| • Testim dhe lansim | |
| Option 2 - Integrim vetëm i payment-gateway | • Analizë e faqes ekzistuese |
| • Integrim dhe konfigurim i Payment Gateway | |
| • Testim dhe 1-muaj mbështetje pas integrimit |
Për t’u kualifikuar, biznesi juaj duhet: